spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:47
HomeKosovaDrejtësia“Kontrata Kolektive” ia bllokon buxhetin Komunës së Suharekës, reagon Muharremaj

“Kontrata Kolektive” ia bllokon buxhetin Komunës së Suharekës, reagon Muharremaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se është njoftuar nga institucionet e nivelit qendror për bllokimin e qasjes në buxhetin komunal, derisa të procedohen vendimet gjyqësore/përmbarimore.

“Ky bllokim ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive. Kjo situatë siç është paralajmëruar edhe nga Asociacioni i Komunave, do të vazhdoj edhe në komunat tjera, nëse nuk merren masa të menjëhershme, si pasojë e kontratës kolektive. Ne kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbesim peng e një marrëveshje të cilën duhet ta zbatoj Qeveria e Kosovës, e ku pasojat tashmë po i bartim ne si komuna. Për këtë situatë, duhet të veproj urgjentisht edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ngase situata e vështirë financiare do të rëndohet edhe më shumë”, ka shkruar Muharremaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat