spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
20:31
HomeKosovaSipas Mujanoviqit, dialogu Kosovë-Serbi mori fund me sulmin paramilitar në Banjskë

Sipas Mujanoviqit, dialogu Kosovë-Serbi mori fund me sulmin paramilitar në Banjskë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Analisti boshnjak, Jasmin Mujanoviq, tha se sulmet e Vuçiqit ndaj Kosovës për blerjen e dronëve Skydagger janë thjesht një pranim i irrituar nga ana e tij se situata e sigurisë në terren nuk është më nën kontrollin e tij.

“Dialogu” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar dhe kjo ka ndodhur që moti. Kapitulli i fundit i tij u shkrua nga operacioni paramilitar i Beogradit në Banjskë. Sulmet e Vuçiqit ndaj Kosovës për blerjen e dronëve Skydagger janë thjesht një pranim i irrituar nga ana e tij se situata e sigurisë në terren nuk është më nën kontrollin e tij. Çështja Serbi-Kosovë tani është një “luftë e ftohtë”, përveç emrit. Nuk duhet të presim rifillim të negociatave të mirëfillta diplomatike derisa të ketë ndryshim qeverie në Beograd”, ka shkruar ai në platformën “X”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat