spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
02:24
HomeBotaMesazhi i Osmanit për Lindjen e Mesme: “Të bekuar janë ata që...

Mesazhi i Osmanit për Lindjen e Mesme: “Të bekuar janë ata që bëjnë paqe”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së një përparimi të rëndësishëm në procesin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, duke e cilësuar këtë si një moment përcaktues për paqen.

“Të bekuar janë paqebërësit! Një moment përcaktues për paqen e cila është urgjente. Paqe që është vonuar prej kohësh”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

- Advertisement -

Ajo ka vlerësuar presidentin amerikan Donald J. Trump dhe administratën e tij për lidershipin dhe përkushtimin e treguar në përpjekjet për të sjellë paqe të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët, si dhe për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për t’i dhënë fund vuajtjeve shumëvjeçare të popujve të pafajshëm.

Osmani ka shprehur gjithashtu mirënjohje për ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, për angazhimin e tyre të pandërprerë dhe rolin vendimtar në arritjen e këtij përparimi të rëndësishëm drejt paqes.

- Advertisement -

Ajo e ka bashkuar edhe një deklaratë të presidentit amerikan, Donald Trump.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat