Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën e Liqenit në Mitrovicë.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga drejtuesit e automjeteve është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për 23 persona të arrestuar, 19 në mbajtje dhe mbi 2,300 tiketa trafiku të shqiptuara në mbarë vendin.



