spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:59
HomeRajoniShqipëriaAnija me mbetje të rrezikshme nuk lejohet ti afrohet portit të Durrësit

Anija me mbetje të rrezikshme nuk lejohet ti afrohet portit të Durrësit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria e Durrësit nuk lejon anijen “Moliva” me kontejnerët qe dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme të ankorohet në portin e Durrësit.

Duke u thirrur në burime nga Autoriteti Portual Durrës, mediat në Shqipëri kanë njoftuar se prokuroria ka urdhëruar anija “Moliva” me 102 kontejnerët të mos i afrohet portit pasi mund të kontaminohen produktet ushqimore që ndodhen në sheshin kontejnerëve që ndodhen në kontejnerët e tjerë.

- Advertisement -

“Dyshojmë që kontejnerët përmbajnë mbetje të rrezikshme, ndaj duhet të marrim masa për ti mbajtur sa me larg. Në kalatat e kontejnerëve ka produkte ushqimore prandaj duhet ti mbajmë sa me larg”.

Autoriteti Portual Durrës ka marrë masa duke krijuar hapësira në sheshin e kontejnerëve duke lënë një kënd të veçantë për 102 kontejnerët, por prokuroria ka parë të arsyeshme që mbetjet e dyshuara të rrezikshme të mos afrohen pranë produkteve ushqimore.

- Advertisement -

Ndërkohë, anija “Moliva” vijon të qëndroj në radë deri në një urdhër nga kapiteneria detare.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat