Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një komunikate për media ka thënë se e sheh me shqetësim deklaratën publike të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për hetim nga ana e “organeve të drejtësisë dhe sigurisë”, pas publikimit të exit polleve nga tri televizione, për zgjedhjet lokale.
AGK potencon se mediat në Kosovë kanë respektuar Ligjin për Zgjedhjet dhe rregulloren e KPM-së, dhe nuk kanë postuar asnjë Exit Poll, para orës 19:00, deri në momentin kur janë mbyllur qendrat e votimit.
“Rrjedhimisht, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në procesin zgjedhor nga ana e mediave”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Reagimi i plotë:
E rrezikshme thirrja e Albin Kurtit për hetime për Exit-pollet në media
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e sheh me shqetësim deklaratën publike të kryetarit të Vetëvendoejs, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për hetim nga ana e “organeve të drejtësisë dhe sigurisë”, pas publikimit të exit polleve nga tri televizione, për zgjedhjet lokale.
Mediat në Kosovë kanë respektuar Ligjin për Zgjedhjet dhe rregulloren e KPM-së, dhe nuk kanë postuar asnjë Exit Poll, para orës 19:00, deri në momentin kur janë mbyllur qendrat e votimit. Rrjedhimisht, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në procesin zgjedhor nga ana e mediave.
AGK-ja i vlerëson si shumë të rrezikshme thirrjet e Kurtit për hetime pas publikimit të këtyre Exit Polleve, pasi që ato përbëjnë sulm të hapur ndaj lirisë së medias. Exit Pollet kanë histori të gabimeve edhe në shumë vende të tjera demokratike, duke përfshirë SHBA-të në vitin 2016.
AGK-ja e fton zotin Kurti dhe partinë e tij që të mos ndërhyjë dhe të mos bëjnë presion ndaj mediave gjatë punës së tyre për mbulimin e zgjedhjeve.