Nëpër Qendrat Komunale të Numërimit tashmë ka vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për asamble.
Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, në disa komuna është duke vazhduar procesimi i votave nga vendvotimet, e në disa të tjera ka përfunduar.
Në Gjakovë ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të vendvotimeve.
Sipas të dhënave të KQZ-së, prin AAK me 32, 30 përqind, pasuar nga Vetëvendosje me 18, 73 përqind, PDK me 15, 50 përqind e LDK me 12,52 përqind.
Procesimi i të gjitha vendvotimeve ka përfunduar edhe në Gjilan, ku prin Lëvizja Vetëvendosje.
Në Pejë po ashtu janë procesuar të gjitha votat. E para është Lidhja Demokratike e Kosovës.
Të gjitha vendvotimet janë procesuar edhe në Podujevë.
Edhe në Komunën e Vushtrrisë ka përfunduar numërimi i votave për Kuvendin Komunal.
Bazuar në rezultatet tanimë finale del se PDK-ja mori 38.32% të votave për asamble, kurse Vetëvendosje 26.10%.
Po ashtu, LDK-ja mori 21.36% dhe Nisma 5.53% të votave.