spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
22:47
HomeKosovaOVL e UÇK-së godet LVV-në: Po e politizoni protestën në Tiranë!

OVL e UÇK-së godet LVV-në: Po e politizoni protestën në Tiranë!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Deklarata e Lëvizjes Vetëvendosje, e lëshuar mbrëmë vonë, tregon qartë se kjo parti po përpiqet të politizojë dhe të zbehë qëllimin e protestës së madhe që do të mbahet në Tiranë më 17 tetor”.

Kështu ka deklaruar OVL e UÇK-së në një komunikatë për media si reagim ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmë.

- Advertisement -

OVL e UÇK-së tha se kjo protestë nuk është e asnjë partie politike, por se “ajo është zëri i popullit shqiptar, zëri i veteranëve, i familjeve të dëshmorëve dhe i gjithë atyre që nuk pajtohen me padrejtësinë që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Hagë”.

“Nuk ka forcë politike që mund ta ndalë apo ta përvetësojë këtë zë. OVL UÇK nuk lejon dhe nuk do të lejojë që lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përdoret për interesa partiake. Ne nuk kërkojmë retorikë politike, kërkojmë drejtësi për luftëtarët tanë dhe ndëshkim për krimet e Serbisë. Protesta e Tiranës është protestë e kombit, jo e partive”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

OVL e UÇK-së tha se në këtë protestë do të jenë “mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, për të treguar se UÇK-ja është nderi i kombit dhe s’ka gjykatë që mund ta njollosë atë”.

Në fund, kjo organizatë ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mbështetjen e dhënë ndaj “kësaj kauze”.

“Në të njëjtën kohë, OVL UÇK shpreh falënderim të sinqertë për Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili është treguar zë i qartë dhe mbështetës i kësaj kauze të drejtë, si dhe për institucionet shqiptare që kanë dhënë mbështetje të plotë për mbarëvajtjen dhe organizimin e protestës në Tiranë”.

LVV-ja mbështet protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat