spot_img
E premte, 17 Tetor, 2025
00:21
HomeEkonomiKosovë: Rritet importi i energjisë, bie prodhimi i thëngjillit

Kosovë: Rritet importi i energjisë, bie prodhimi i thëngjillit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjatë muajit gusht të vitit 2025, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 502.12 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 411.92 GWh ose 1.29 % më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas ASK-së, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 7.78 për qind.

- Advertisement -

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se importi i energjisë elektrike në gusht të këtij viti është rritur 69.95 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas ASK-së ka shënuar rënie prodhimi bruto nga termocentralet në KEK.

ASK njofton po ashtu se importi i energjisë elektrike në gusht të vitit 2025 ishte 360.623 GWh, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importi ishte 212,197 GWh ose 148. 432 GWh më shumë.

- Advertisement -

Kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 243.28 GWh (këtu janë të përfshira edhe sasitë e transmisionit).

Ndërsa, sipas ASK-së prodhimi i thëngjillit për muajin gusht 2025 ishte rreth 495.66 mijë ton, që paraqet një rënie prej 18.68 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. /KP

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat