spot_img
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
06:05
HomeKosovaPartia serbe që lufton pavarësinë e Kosovës anëtarësohet bashkë me LVV-në në...

Partia serbe që lufton pavarësinë e Kosovës anëtarësohet bashkë me LVV-në në Partinë e Socialistëve Evropianë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Partia e Lirisë dhe Drejtësisë nga Serbia dhe Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova janë bërë sot anëtare të asociuara të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), pasi më parë kishin pasur statusin e vëzhguesit.

Vendimi u mor në Kongresin e PES, i cili po mbahet këtë javë në Amsterdam, shkruan Storm.

- Advertisement -

Në fjalën e tij, Dragan Djilas kryetar i partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, tha se ky vendim nuk do të thotë vetëm pranimin e SSP-së si parti anëtare e Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë, por do të thotë edhe mbështetje për Serbinë që të bëhet pjesë e familjes evropiane të kombeve, dhe kjo është pikërisht ideja për të cilën SSP po lufton në Serbi.

Ndërsa kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, riafirmoi “vendosmërinë e fortë të vendit për të qenë pjesë e familjes sonë evropiane dhe për të kontribuar në zgjidhjet tona të përbashkëta për sfidat globale që kërcënojnë kohezionin e BE-së”.

- Advertisement -

“Që kur mora detyrën në mars të vitit 2021, Kosova ka kaluar nëpër një sërë sfidash, më shqetësueset prej të cilave janë kërcënimet ndaj sigurisë dhe sulmet e nisura nga Beogradi. Pavarësisht kësaj, qeveria ime ka arritur të funksionojë në mënyrë efikase në aspektin e sundimit të ligjit, politikave ekonomike dhe sociale, qeverisjes së mirë dhe demokracisë, siç raportohet nga shumë indekse ndërkombëtare”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, duke zgjeruar programet ekonomike dhe sociale paralelisht me sundimin e ligjit në zonat ku shumica e banorëve janë serbë etnikë, u krijua një realitet i ri i pakthyeshëm, bashkëjetesë paqësore midis komuniteteve në zhvillim, ku ndërtohen ura për të mbyllur ndarjet e trashëguara.

“Kosova ka kontribuar me modesti në ofrimin e një shembulli të prekshëm të asaj që mund të arrijnë politikat e vërteta progresive dhe social-demokratike. Këto arritje e bëjnë Vetëvendosjen edhe më krenare që është ngritur në statusin e anëtarit të asociuar”, përfundoi Kurti.

Megjithatë, Dragan Djilas njihet për deklarata të forta kundër pavarësisë së Kosovës.

Ai kishte thënë se pavarësia e Kosovës as që mund të vinte në diskutim ndonjëherë dhe se do të ishte shkelje e kushtetutës së Serbisë.

Djilas kishte propozuar që Kuvendi i Serbisë të miratojë një deklaratë për Kosovën me “linja të kuqe” që nuk duhet tejkaluar — e ku njohja e Kosovës nuk duhet të jetë një prej mundësive që diskutohet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat