spot_img
E shtunë, 18 Tetor, 2025
15:07
HomeKosovaKrasniqi: Vetëm UÇK-ja dhe drejtësia mund t’i bashkojnë shqiptarët kështu

Krasniqi: Vetëm UÇK-ja dhe drejtësia mund t’i bashkojnë shqiptarët kështu

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas protestës së sotme në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Krasniqi ka thënë se vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kërkesa për drejtësi për historinë e saj mund t’i bashkojnë shqiptarët me kaq emocione dhe krenari.

- Advertisement -

“Vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe drejtësia për historinë tonë mund t’i mbledhin kështu shqiptarët – me mijëra, me zemër, me besë e nder. Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës. Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e shokët e tyre – jemi bashkë, deri në fund. Deri në ditën kur heronjtë tanë të luftës e të paqes të kthehen në mesin tonë, të lirë e krenarë. Kërkesa është e qartë: drejtësi dhe vetëm drejtësi! Liri për çlirimtarët tanë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat