spot_img
E shtunë, 18 Tetor, 2025
11:29
HomeKosovaDrejtësiaPlagosja në Pejë ndodhi pas shpalljes së aktgjykimit

Plagosja në Pejë ndodhi pas shpalljes së aktgjykimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njëri prej familjarëve të të vrarit në Volljakë të Klinës, F.H., po dyshohet se ka plagosur dy persona pasi Gjykata Themelore në Pejë shqiptoi 44 vite burgim për pesë të akuzuarit për vrasjen që kishte ndodhur më 2022.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar se i dyshuari, pasi ishte shpallur aktgjykimi, i kishte pritur viktimat në parking dhe kishte shtënë në drejtim të dy personave. Policia e ka arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes derisa dy të plagosur janë në gjendje të rëndë ku njëri është transferuar në QKUK.

- Advertisement -

Nderim Gashi është dënuar me 28 vite burgim, ndërsa Basri, Agron, Ardit dhe Bahri Gashi janë dënuar me nga 4 vite secili për vrasjen e F.H., që kishte ndodhur në Volljakë të Klinës. Në total, në rigjykim janë shqiptuar 44 vite burgim, përderisa në gjykimin e parë ishin shqiptuar 84 vite burgim.

Në vendimin e shpallur, kryetari i trupit gjykues, Shaqë Curri, tha se Basri, Ardit, Arben dhe Bahri Gashi janë liruar nga akuza për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, duke u bazuar në nenin 363 të Kodit të Procedurës Penale.

- Advertisement -

Sipas Currit, Nderim Gashi është shpallur fajtor për vrasje të rëndë, vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje armësh pa autorizim. Për këtë, gjykata i shqiptoi dënim unik prej 28 viteve burgim, duke përfshirë edhe kohën e kaluar në paraburgim.

Duke lexuar aktgjykimin, Curri tha se Basri Gashi shpallet fajtor për ndihmë në kryerjen e veprës penale dhe lëndim të lehtë trupor, ndërsa Ardit, Agron dhe Bahri Gashi u shpallën fajtorë për lëndim të lehtë trupor të kryer në bashkëkryerje. Për secilin nga katër të fundit është caktuar dënim me burg prej 4 vitesh, gjithashtu duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim.

Ai shtoi se të akuzuarit janë të detyruar të paguajnë shpenzimet e procedurës, paushall gjyqësor dhe kompensim për viktimat, brenda 15 ditëve nga kur aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë, e përmirësuar më 3 shkurt 2023, ngarkonte gjashtë të akuzuarit: Nderim Gashi, Basri Gashi, Agron Gashi, Ardit Gashi, Bahri Gashi dhe Ylli Gashi, për “Vrasje të rëndë”, “Vrasje të rëndë në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Nderim, Basri, Agron, Ardit dhe Bahri, më 28 prill 2022, rreth orës 20:30, në fshatin Volljakë, Komuna e Klinës, në parkingun e restorantit “Villa Park”, të përgatitur paraprakisht dhe duke vepruar në bashkëkryerje, e me qëllim të hakmarrjes së paskrupullt, privojnë nga jeta viktimën F.H., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave tjerë. Kurse, Ylli Gashi akuzohej se ndihmoi në kryerjen e vrasjes, duke siguruar armën për të pandehurin Nderim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat