spot_img
E diel, 19 Tetor, 2025
01:34
HomeKosovaGuri: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Guri: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka deklaruar se partia e tij nuk e voton formimin e Qeverisë, e as nuk hyn në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

Në një intervistë, Guri tha se ndër arsyet e këtij qëndrimi të LDK-së, sipas tij, është keqqeverisja e Vetëvendosjes, në krye me Albin Kurtin.

- Advertisement -

“Jo ne nuk do ta votojmë, ashtu siç e dini edhe ju edhe qytetarët e Kosovës. Ne i kemi marrë disa ftesa për me hy në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje që nga fillimi, domethënë kur ka fillu hapat e parë për konstituimin e Kuvendit. Ne të gjitha ato i kemi refuzuar, për arsye që mendojmë që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e gatshme të qeverisë me LVV, duke e pasur parasysh që qeverisja e tyre gjatë katër viteve të kaluara, ata kanë keqqeverisur me të gjitha dikasteret, në të gjitha ministritë. Kështu që kësaj radhe ne nuk do të bashkëqeverisim e as nuk do ta votojmë qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Guri.

Në adresë të LDK-së të paktën deri më tani nuk ka shkuar ndonjë ftesë nga Vetëvendosje për bisedime, megjithatë Guri thotë se ftesa do të refuzohet, ngjashëm sikurse kishin vepruar me ftesat paraprake.

- Advertisement -

“Jo, ne nuk kemi pasur ftesa zyrtare. Ne i kemi pasur disa ftesa të cilat kanë qenë publike prej LVV-së në drejtim të LDK-së për një koalicion të mundshëm ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, të cilat edhe ne publikisht i kemi refuzuar për arsye që mendojmë se nuk është i duhur një koalicion mes LVV-së dhe LDK-së. Duke e pasur parasysh që ne dallojmë jashtëzakonisht shumë, duke e pasur parasysh që për LDK-në njëri prej misioneve kryesore është mbajtja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, ndërsa këta gjatë katër viteve i kanë dëmtu shumë interesat tona në raport me miqtë tanë dhe Kosova është nën sanksione. Ne nuk do të kontribuojmë në vazhdimin e një qeverisje prej LVV-së. Ato ftesat që i kemi marrë publike, që kanë qenë dy ose tri prej tyre, i kemi refuzu publikisht”, deklaroi deputeti i LDK-së për EO.

Referuar ftesave të kaluara, Guri thotë se LDK asnjëherë nuk deshi t’ia di për ofertën.

“Ne nuk kemi qenë të interesuar për me ditë ofertën e tyre. Për atë arsye nuk kemi shku në asnjë takim që na kanë ftu për me diskutu rreth ofertës, për arsye që kjo nuk është çështje oferte ose interesi, është punë për të mirën e Kosovës. Për atë arsye ne e kemi refuzu atë ftesë”, tha Guri.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat