spot_img
E diel, 19 Tetor, 2025
21:50
HomeKosovaKandidati i AAK-së në Junik, Agron Kuqi, thotë se është kërcënuar me...

Kandidati i AAK-së në Junik, Agron Kuqi, thotë se është kërcënuar me jetë pas denoncimit të manipulimeve zgjedhore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Junikut, Agron Kuqi, ka denoncuar kërcënime të drejtpërdrejta me jetë, të cilat, sipas tij, lidhen me zbulimet publike për manipulime dhe keqpërdorime zgjedhore në këtë komunë.

Në një reagim të bërë publik, Kuqi tha se është përballur me tentativa për frikësim e shantazh nga persona të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Ai përmendi edhe një zyrtar komunal, që sipas tij, i ka bërë kërcënime të drejtpërdrejta pas denoncimeve për “blerje votash dhe kontrabandim votuesish” përmes ndërrimit të vendbanimeve.

“As kërcënimet me jetë nuk më frikësojnë e as nuk më ndalin të punoj për të mirën e Junikut dhe qytetarëve të tij. Juniku meriton drejtësi, jo frikë; dinjitet, jo kërcënime; zhvillim, jo korrupsion,” — deklaroi Kuqi.

- Advertisement -

Ai theksoi se rastin e ka paraqitur në organet kompetente, ndërsa akuzoi, siç u shpreh ai, “një kastë politike që për pushtet nuk njeh kufij moralë, ligjorë e as njerëzorë”.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar lidhur me këto pretendime.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat