spot_img
E diel, 19 Tetor, 2025
23:33
HomeKosovaAksion në Veri: Prokuroria Speciale njofton shoqërimin e 7 personave dhe sekuestrimin...

Aksion në Veri: Prokuroria Speciale njofton shoqërimin e 7 personave dhe sekuestrimin e armëve e municionit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale dhe Policia njoftuan për operacionin e zhvilluar sot në Veri të vendit, ku tha se u shoqëruan e më pas u liruan 7 persona dhe u sekuestruan armë e municion.

Operacioni, siç u tha në komunikatën e përbashkët, u zhvillua në Zubin Potok dhe Zveçan në kuadër të një hetimi lidhur me vrasjen e një zyrtari të EULEX-it në vitin 2013.

- Advertisement -

“Prishtinë, 19 Tetor 2025 – Në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëhejqen e Prokurorisë Speciale në bashkëpunim me Policinë, është zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit, në kuadër të një hetimi lidhur me vrasjen e zyrtarit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë ( EULEX ) A.S., me qëllim të verifikimit të informatave dhe identifikimit të mundshëm të provave relevante”, thuhet në njoftim.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë kryer bastisje në dy (2) lokacione në Zveçan dhe në shtatë (7) lokacione në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: – Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; – Vrasje të Rëndë; – Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet tutje në njoftim.

- Advertisement -

Gjatë operacionit, i cili u mbështet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, u njoftua se “janë shoqëruar në Polici shtatë ( 7 ) persona, dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.

“Ndërsa, gjatë zbatimit të urdhërit për bastisje, si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të një hetimi që është ende në zhvillim, janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale sikurse: dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente, pajisje elektronike të ndryshme etj.”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës publikuan pamje të operacionit, ndërsa ritheksuan “përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cënojnë sigurinë, ligjin dhe rendin në Republikën e Kosovës”.

Audrius Senavicius, doganier lituanez, ishte vrarë me 19 shtator 2013 pas të shtënave ndaj dy automjeteve të EULEX në afërsi të Zveçanit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat