spot_img
E martë, 21 Tetor, 2025
10:53
HomeSiguriaPolicia8 të arrestuar për rastin e rrëmbimit në Veternik të Prishtinës

8 të arrestuar për rastin e rrëmbimit në Veternik të Prishtinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), njofton se pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga hetuesit policor dhe identifikimit të personave të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të raportuar më 19 shtator 2025, në lagjen Veternik të Prishtinës, ka rezultuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

“Menjëherë pas kësaj është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të cilët në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë kanë arritur të sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.

- Advertisement -

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër (imitim i armës AK-47).

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "20 2 N -N"

Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

“Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin për zyrtarin policor”, konfirmon IPK.

Hetuesit policor dhe ata të IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore, po vazhdojnë veprimet e mëtejme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.

Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me këtë rast arrin në tetë, konfirmon IPK.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat