spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
09:09
HomeKosovaVjosa Osmani shtron Darkën e Lamës

Vjosa Osmani shtron Darkën e Lamës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbajtjen e Darkës së Lamës, ka shprehur falënderime për aleatë e përfaqësues të jetës institucionale dhe shoqërore që e “mbajnë këtë vend gjallë e krenar çdo ditë’’.

Osmani ka thënë se Darka e Lamës e cila është nismë e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, është kujtesë e “lidhjes sonë me rrënjët, me tokën që na mban e ushqen’’.

- Advertisement -

Pjesë e kësaj darke, siç shihet në fotot e ndara nga Osmani, ka qenë edhe kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Nga toka fillon gjithçka: jeta, bereqeti dhe begatia. Bashkë me miq, aleatë, përfaqësues të jetës institucionale e shoqërore, në Darkën e Lamës shpreha falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë për secilin prej atyre që e mbajnë këtë vend gjallë e krenar çdo ditë.

Kjo Darkë e Lamës, e cila është nismë e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, është kujtesë e lidhjes sonë me rrënjët, me tokën që na mban e ushqen, me traditën që na mëson të jemi mirënjohës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat