Vlora Çitaku i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje dhe kreut të saj, Albin Kurti se po keqpërdor misionet diplomatike të Kosovës në funksion të interesave partiake.
Duke iu referuar rastit të fundit në Londër, ajo e quajti abuzim të skajshëm përdorimin e institucioneve shtetërore në kohë fushate dhe shembull i mendësisë që e sheh shtetin si pronë partie.
Postimi i plotë:
Kjo kastë drejtuesish tashmë e ka shndërruar në normë keqpërdorimin e misioneve diplomatike të Kosovës për nevoja partiake të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në kulmin e fushatës zgjedhore, në një kohë kur vendi nuk ka qeveri legjitime, ky është abuzim i skajshëm me institucionet e shtetit.
Rasti i fundit në Londër e shfaq më qartë se kurrë mendësinë e një partie që e sheh shtetin si pronë të vetën.
E për më tepër, njeriu që nuk la askënd pa fyer e përbuzur, pa asnjë kod, sot paska dalë të thotë se na qenka helmuar atmosfera, se paska xhelozi e inate, andaj po e ka vështirë ta bëjë qeverinë.
Jo A.K.