spot_img
E mërkurë, 22 Tetor, 2025
07:13
HomeKosovaMediumi turk zbulon detaje nga fabrika turke e municionit që do të...

Mediumi turk zbulon detaje nga fabrika turke e municionit që do të ndërtohet në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediumi i njohur turk ‘Daily Sabah’, ka dhënë detaje të reja për fabrikën e municioneve të nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe prodhuesit shtetëror të mbrojtjes i Turqisë, MKE.

Fabrika MKE do të ketë një kapacitet prodhimi vjetor prej 20 milionë fishekësh dhe planifikohet të përfundojë deri në vitin 2026.

- Advertisement -

Sipas marrëveshjes, kompania turke do të furnizojë Kosovën me makineri për prodhimin e fishekëve dhe plumbave, linja ngarkimi dhe montimi, si dhe pajisje laboratorike dhe testimi.

Përveç kësaj, personeli i MKE-së do të ofrojë trajnime në prodhim, mirëmbajtje dhe riparim, si dhe asistencë teknike për fuqinë punëtore lokale, thuhet në raport.

- Advertisement -

Firma turke do të jetë përgjegjëse për ndërtimin e objekteve në të cilat do të zhvillohet prodhimi.

Ndërkohë, MKE kohët e fundit përfundoi dhe përuroi projekte të ngjashme në Jordani dhe Mongoli.

Të martën, ajo tha se aktualisht është në bisedime me tetë vende të tjera për të ngritur fabrika municionesh, montim armësh dhe fabrika për mbushjen dhe montimin e municioneve.

Më 8 tetor, Kosova njoftoi se kishte marrë në dorëzim mijëra dronë kamikazë turq Skydagger.

Dronët janë zhvilluar nga Baykar, nga e cila Kosova bleu gjithashtu një grup mjetesh ajrore luftarake pa pilot Bayraktar TB2 në korrik 2023.

Dorëzimi i Skydagger shkaktoi kritika nga Serbia, presidenti i së cilës, Aleksandar Vuçiç, tha se ishte “i tmerruar” nga sjellja e Turqisë.

Menjëherë pas kësaj, Vuçiç u tërhoq, duke e përshkruar Presidentin Rexhep Tajip Erdogan si një udhëheqës të madh dhe duke thënë se Serbia dëshiron marrëdhëniet “më të ngushta” me Turqinë.

Ankaraja ka kërkuar lidhje të ngushta me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë Serbinë, dhe ka ndërmarrë një rol si ndërmjetës në rajonin shumë të paqëndrueshëm.

Vetë Vuçiç ka thënë vazhdimisht se Serbia planifikon të blejë dronët Bayraktar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat