Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e numërimit të 100 % të votave, përveç votave të personave me nevoja të veçanta.
Bazuar në këto rezultate, Komuna e Mitrovicës parashihet që të shkoj përsëri në balotazh më 9 nëntor pasi që asnjëra parti nuk ka arritur të marr mbi 50% të votave.
Në balotazhin e 9 nëntorit do të jenë në garë Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje me 47,96% të votave dhe Arian Tahiri i VV-së me 47,57 vota, ndërsa dallimi mes tyre është vetëm për 128 vota.
Në këto zgjedhje, Gëzim Plakolli nga LDK ka dal i treti me vetëm 3,75 të votave, përqindje e cila do t’i mjaftonte secilit nga dy kandidatët për kryetarë që do të garojnë në balotazh.
Por, Plakolli i LDK-së ka deklaruar për lajmi.net se ende është herët për të vendosur se kë do ta mbështesin në këto zgjedhje.
Kësisoj Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk është pozicionuar se kujt do t’i dalë në “ndihmë” sa i përket përballjes në balotazh.
“Ende është herët të flitet për këtë temë, së pari presim rezultatet dhe certifikimin e rezultateve, pastaj ulemi dhe vendosim si ia bëjmë”, ka thënë Plakolli për lajmi.net.
Në këtë komunë ende nuk është zyrtarizuar asnjë koalicion përveç atij parazgjedhor mes PDK-së dhe AKR-së, koalicion ky i cili mund t’i ndihmoj sado pak Tahirit që të fitoj garën.
Arian Tahiri në katër vitet e fundit ka ushtruar detyrën e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, ndërsa ka garuar me ministrin më të votuar të Qeverisë Kurti 2, Faton Pecin.
Gara mes tyre ka qenë e ashpër dhe kjo është parë edhe gjatë debateve në media, por është parë edhe në rezultate, ku dallimi mes votave ka qenë shumë i vogël e shpesh herë afroheshin aq shumë në rezultat sa nuk dihej kush do të dalë i pari.
Jugu i Mitrovicës vazhdon të ketë rëndësi të veçantë të zhvillimit ndër vite, pas parasysh këtu edhe afërsinë me pjesën veriore të vendit.
Në balotazh përveç Mitrovicës janë edhe 17 komuna të tjera.