spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
16:47
HomeKosovaDrejtësiaAnulohen seancat e tetorit për ish-krerët e UÇK-së, gjykimi rinis më...

Anulohen seancat e tetorit për ish-krerët e UÇK-së, gjykimi rinis më…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë janë anuluar seancat gjyqësore në rastin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi të planifikuara për javën e ardhshme.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar nga vetë Dhomat e Specializuara të Kosovës.

- Advertisement -

“Ju informojmë se janë anuluar seancat e planifikuara në çështjen Thaçi dhe të tjerët për javën e ardhshme (27–30 tetor). Gjykimi pritet të rinis më 3 nëntor 2025, me seanca shtesë të caktuara për 17–20 nëntor 2025, ashtu siç shihet në kalendarin e gjykatës”, thuhet në njoftim.

Mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq ka njoftuar se nuk do të mbështetet në dëshminë e tre dëshmitarëve të saj në rastin në të cilin Thaçit akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

- Advertisement -

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat