Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka anuluar tenderin prej 19 milionë eurosh për të ndërtuar një stadium të ri në Pejë pas një përpjekjeje të tretë të pasuksesshme për të tërhequr oferta.
Kontrata parashikonte ndërtimin e një stadiumi plotësisht në përputhje me standardet teknike të Kategorisë III të UEFA-s, tregojnë dokumentet e tenderit.
Kategoritë e stadiumeve të UEFA-s varijojnë nga 1 në 4, ku kategoria 1 ka kërkesat më themelore dhe kategoria 4 më të lartat, duke u lejuar vendeve të presin gara të mëdha të UEFA-s, siç është Liga e Kampionëve.
Kontraktori duhej të kishte një të ardhur vjetore minimale prej 20 milionë eurosh, përvojë të provuar në projekte të ngjashme ndërtesash publike me vlerë të paktën 20 milionë euro dhe staf teknik të kualifikuar me pesë deri në dhjetë vjet përvojë.
Tenderi u hap fillimisht në nëntor të vitit të kaluar, u ritenderua në janar, por dështoi përsëri dhe më në fund u rihap në shtator.



