spot_img
E shtunë, 25 Tetor, 2025
15:16
HomeSportBarcelona në telashe të mëdha para "El Clasico"-s

Barcelona në telashe të mëdha para “El Clasico”-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Trajneri i Barcelonës Hansi Flik është në telashe të mëdha para ndeshjes ndaj Real Madrid të kësaj të diele.

Tekniku gjerman do t’i duhet të rindryshoj përbërjen e lojtarëve që do udhëheqin sulmin, pasi do të mungojë një nga elementët më të rëndësishëm, braziliani Rafinja.

- Advertisement -

Futbollisti kishte lënë në mes stërvitjen e të enjtes, derisa këtë të premte, nuk u stërvit fare me pjesën tjetër të skuadrës, duke lënë të kuptohet se është dorëzuar sa i përket duelit të së dielës mes dy skuadrave që luftojnë për titullin.

Sipas “AS”, kjo situatë ka bërë që Flik ta heqë fare nga lista për “El Clasico”, ku gjithsesi do të ishte një zëvendësues meqë kishte një muaj pa luajtur. Ai shihej si alternativë për pjesën e dytë, por tashmë do ta ndjekë takimin nga tribuna.

- Advertisement -

Mediat spanjolle gjithashtu shpjegojnë se tashmë nuk do të rrezikohet më lojtari me një rikuperim të parakohshëm dhe ai pritet të kthehet vetëm pas pauzës së kombëtareve në muajin nëntor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat