spot_img
E shtunë, 25 Tetor, 2025
18:23
HomeKosovaTakim i Osmanit me deputetë gjermanë, theksohet përkushtimi për partneritet të ngushtë...

Takim i Osmanit me deputetë gjermanë, theksohet përkushtimi për partneritet të ngushtë me Gjermaninë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Berlin ka zhvilluar takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung.

Osmani gjatë takimeve ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë, nga siguria dhe mbrojtja, te zhvillimi ekonomik e inovacioni.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Në Berlin, në takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung, zhvilluam biseda të rëndësishme për bashkëpunimin dypalësh.

- Advertisement -

Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë, nga siguria dhe mbrojtja, te zhvillimi ekonomik e inovacioni.

Për këto dhe zhvillimet më të fundit në vend e më gjerë, fola edhe në intervistat e realizuara sot me Politico dhe Deutsche Welle.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat