spot_img
E shtunë, 25 Tetor, 2025
23:59
HomeKosovaMoti pritet të sjellë ndryshime gjatë fundjavës në Kosovë

Moti pritet të sjellë ndryshime gjatë fundjavës në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot me kushte të ndryshueshme atmosferike.

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 5°C, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë nga 15°C deri në 17°C.

- Advertisement -

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.

Kurse të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

- Advertisement -

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 7°C dhe 10°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 11°C deri në 14°C. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 9 m/s.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat