Nedim Bajrami ka shumë mundësi që të jetë së shpejti nën urdhërat e një prej legjendave italiane të futbollit.
Fjala është për ish-mesfushorin e Juventusit, Andrea Pirlo.
Klubi Glasgow Rangers është në finalizim të marrëveshjes me Pirlon.
Sipas mediave të huaja, pas dy muajve pushim Pirlo pritet të rikthehet në aksion.
Pasi u shkarkua nga Sampdoria, 45-vjeçari po mendon rikthimin.
Ai tashmë ka katër vjet përvojë si trajner dhe ndihet gati për aventurën e re në Skoci.
Bisedimet janë drejt fundit dhe për pak ditë pritet zyrtarizimi.