spot_img
E shtunë, 25 Tetor, 2025
23:53
HomeKosovaQuni del në mbështetje të Zemajt: Është i pathyeshëm para kërcënimeve

Quni del në mbështetje të Zemajt: Është i pathyeshëm para kërcënimeve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Anton Quni i ka dalë në krah deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, pasi që ky i fundit, ditën e djeshme u përfshi në një përplasje fizike me një qytetar. Quni ka deklaruar se Zemaj është “fisnik në sjellje’’, dhe se kontributi i tij “sjell një frymë pozitive dhe qetësie në ekip’’.

Quni ka thënë se Zemaj “qëndron si një mur’’ në një botë ku shumë lëkunden nga frika, dhe se ai, është “i pathyeshëm para kërcënimeve’’.

- Advertisement -

‘‘Nuk ka shantazh, as frikësim që e bën Armendin të kthejë kokën pas.  Për të, parimet, drejtësia dhe e vërteta janë më të shtrenjta se siguria personale’’, ka shkruar Quni mes tjerash.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Jam shumë me fat që kam bashkëpunëtor si Armend Zemaj!

Në punën tonë të përditshme, Armendi shquhet për qasjen e tij paqësore dhe gjithmonë bashkëpunuese. Është vërtet fisnik në sjellje, një person i urtë që di të dëgjojë dhe të ofrojë zgjidhje me maturi. Kontributi i tij, përveç profesionalizmit, sjell një frymë pozitive dhe qetësie në ekip.

Me urtësi dhe paqe ai menaxhon situatat më sfiduese. Karakteri i tij fisnik dhe fryma bashkëpunuese e bëjnë atë një anëtar të çmuar të ekipit.

Përkushtimi dhe sjellja e tij pozitive ndikojnë drejtpërdrejt në suksesin e përbashkët.

Në një botë ku shumë lëkunden nga frika, Armendi qëndron si një mur, i pathyeshëm para kërcënimeve. Ai na kujton se guximi i vërtetë nuk është mungesa e frikës, por aftësia për të vepruar me dinjitet pavarësisht saj.

Nuk ka shantazh, as frikësim që e bën Armendin të kthejë kokën pas.

Për të, parimet, drejtësia dhe e vërteta janë më të shtrenjta se siguria personale.

Armend, Ti na tregon se të kesh kurajo do të thotë të jetosh sipas bindjeve tua, pa lejuar kërcënimet të shkruajnë fatin tënd.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat