spot_img
E diel, 26 Tetor, 2025
16:23
HomeKosovaPartia e parë: Bëhet qeveria ‘Kurti 3’, partitë tjera: Shkojmë në zgjedhje

Partia e parë: Bëhet qeveria ‘Kurti 3’, partitë tjera: Shkojmë në zgjedhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Drejtues dhe deputetë të partive politike kanë thënë të mos kenë ndërruar qëndrimin e tyre përkitazi me themelimin e qeverisë së re.

Nga partia fituese ka pasur deklarime të ndryshme.

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka thënë shkurt: Përhajer ju qoftë ‘Kurti 3’

Ndërsa ministri në detyre i Financave, Hekuar Murati, ishte më i matur.

- Advertisement -

Ai u tha mediave se deputetët duhet ta votojnë qeverinë Kurti 3 për të mirën e vendit.

Por deklarativisht, drejtues dhe deputetë të partive tjera janë stoik në qëndrimin e tyre.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që e drejton nuk ka votë për qeverinë. Ai ka thënë se sot do të dihet nëse Kurti i ka votat për qeverinë e re.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka treguar se a do të provojë PDK-ja formimin e Qeverisë nëse dështon Kurti.

“Ajo është çështje tjetër. Kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrë për tu parë. A ka shumicë parlamentare të krijuar nga kryeministri në dorëheqje në këtë rast Albin kurti. Nëse ai dështon atëherë normalisht që janë hapat sipas kushtetuese që do të ndjekë presidentja dhe partitë”, u shpreh Tahiri.

Kurse, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se nuk ka votë për Qeverinë Kurti 3.

“Është mirë me i mbajtë fjalët qata që thoshin nuk kemi votë për qeveri dhe Albin Kurti është mirë e i mbajtë fjalët që ka thënë i kemi votat. Ne nuk kemi marrëveshje, unë nuk kam votë për këtë qeveri dhe besoj që do të shkojna në zgjedhje”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat