spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
04:18
HomeKosovaKuvendiÇka po paralajmëron Daut Haradinaj?

Çka po paralajmëron Daut Haradinaj?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk i ka votat për ta formuar Qeverinë në ardhje.

Haradinaj, mes tjerash, para gazetarëve tha se ka tentim për një votim të fshehtë, e që sipas tij kështu do të mund të kontrabandohet ndonjë deputetë.

- Advertisement -

“Ta shohim, me qenë se Kurti ka thënë që ta kryejmë Kuvendin dhe se i ka numrat — ta shohim a i ka. Nuk shoh se ka sot për sot. Nuk pres që do të ketë një Qeveri ‘Kurti 3’, në bazë të situatës. Nëse kanë arritur gjatë natës pazare individuale, mbetet me u pa. Me sa kam informata, do të tentohet në një votim të fshehtë për shkak të ndonjë kontrabande individuale të deputetëve”, tha Haradinaj.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat