Ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, Liburn Aliu, pritet të emërohet drejtor i Portit Durrësit, raporton VNA, duke u thirrur në burime të saj.
Ndërsa, Kreshnik Bajraktari pritet të drejtojë DPSHTRR.
Aliu ka qenë njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes dhe për shumë vjet një nga njerëzit më të afërt të Albin Kurtit.
Aliu dha dorëheqje nga pozita e ministrit pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar Kuvendi.



