spot_img
E martë, 28 Tetor, 2025
06:21
HomeKosovaSpiropali takon Kallas: Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, investim...

Spiropali takon Kallas: Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, investim strategjik për të ardhmen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Punëve të Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali, është takuar me Zëvendës Presidenten e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.

Ajo ka shkruar në Facebook se ndër tjerash ka folur me të për angazhimin e mëtejshëm të Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, dhe partner i besueshëm e proaktiv i BE-së.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se integrimi i i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin evropian.

Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎European Union EXTERNAL ATION EXTERNALACTION ACTION ኢሪማም گء‎"‎

- Advertisement -

“Me shumë kënaqësi u takova sot me Zëvendës Presidenten e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, për angazhimin e mëtejshëm të Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën. 🇦🇱🇪🇺 E falenderova Kryediplomaten Europiane për mbështetjen financiare që Unioni vijon t’i japë Shqipërisë, përfshirë edhe sigurinë e mbrojtjen. Theksova bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat