spot_img
E martë, 28 Tetor, 2025
05:11
HomeKosovaOsmani në Arabinë Saudite kërkon lehtësim vizash për qytetarët e Kosovës

Osmani në Arabinë Saudite kërkon lehtësim vizash për qytetarët e Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në një takim zyrtar nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhëria e Tij Mbretërore Mohammed bin Salman. Në takim mori pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava.

Gjatë këtij takimi, presidentja Osmani shprehu mirënjohje për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Arabisë Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve, njofton zyra për informim e Presidencës.

- Advertisement -

Osmani propozoi lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës përmes mundësisë së aplikimit për viza elektronike, një iniciativë që u mirëprit me interes të veçantë nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.

Në njoftim tutje thuhet se në qendër të diskutimeve ishte edhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe hapja e kapitujve të rinj në marrëdhëniet dypalëshe. Të dy palët riafirmuan përkushtimin ndaj paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal e global, si dhe gatishmërinë për të nënshkruar marrëveshje të reja në fusha me interes të përbashkët.

- Advertisement -

Presidentja shprehu gjithashtu gatishmërinë e Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin me Arabinë Saudite në energjinë e rinovueshme, turizëm, bujqësi dhe siguri ushqimore, arsim, inovacion digjital dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke theksuar se këto fusha përbëjnë baza të rëndësishme për ndërtimin e një partneriteti afatgjatë ndërmjet dy vendeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat