spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
21:07
HomeKosovaZgjedhjet 2025Xhafer Gashi refuzon përballjet me Halil Thaçin, e akuzon të fundit

Xhafer Gashi refuzon përballjet me Halil Thaçin, e akuzon të fundit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i LDK-së edhe për një mandat në krye të Obiliqit, Xhafer Gashi, ka anuluar pjesëmarrjen në debatet ku merr pjesë edhe kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi.

Përmes një njoftimi për mediat, Gashi e ka arsyetuar mospërballjen me siç ka thënë gjuhën denigruese dhe të pavërtetave që sipas tij i ka thënë Thaçi.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar medie,
Meqenëse jemi në prag të hapjes së fushatës për pjesën e balotazhit në zgjedhjet komunale, e cila do të filloj me 03.11.2025, më lejoni të deklaroj se;
– Nisur nga përvoja në debatet televizive me përballje të kundërkandidatit, gjuhës denigruese dhe të pavërtetave që thuhen pa u skuqur fare para qytetarëve edhe kur faktet prezentohen përballë kamerave, duke kërkuar mirëkuptimin tuaj deklaroj se tërhiqem nga debatet e këtij niveli me të vetmen arsye mos ofendimin e qytetarëve të mi, të cilët më besojnë e mbështesin tani e 12 vite pikërisht për shkak të transaprencës, besimit, bashkëpunimit dhe zhvillimit që së bashku i kemi bërë komunës tonë, pa asnjë aferë korruptive e me shumë vende të para e donacione të projekteve madhore e jetike për Obiliqin.
Prandaj, nga sot, jam i gatshëm të paraqitem në çdo medium televiziv, përballë analistëve e madje edhe me audiencën e qytetarëve, për të biseduar e prezentuar PROGRAMIN tonë qeverisës 2025/2029, në të cilin qytetarët besojnë e e kanë të qartë se çdo premtim i yni është jetësuar së bashku me ta.
Me mirënjohje,
Xhafer Gashi

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat