spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:03
HomeBotaDW: Ballkani më shpejt në BE prej tensioneve gjeopolitike?

DW: Ballkani më shpejt në BE prej tensioneve gjeopolitike?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni i BE-së prezantoi raportin vjetor të zgjerimit. Përveç vullnetit për reforma në disa vende, Komisioni vëren edhe ngecje të procesit.

Konsideratat gjeostrategjike – si agresioni rus në Ukrainë dhe sferat e mundshme të ndikimit rus – po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimet e fundit në procesin e zgjerimit të BE-së. “Situata e tensionuar gjeopolitike e bën më të domosdoshme se kurrë që të përfundojmë ribashkimin e kontinentit tonë nën vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen me rastin e prezantimit të raportit vjetor të zgjerimit.

- Advertisement -

Në këtë raport Komisioni i BE-së bën një pasqyrë të zgjerimit të BE-së dhe jep rekomandime për hapa të mëtejshëm. Këto duhet të vendosen më pas nga Këshilli, në të cilin bëjnë pjesë të gjitha shtetet anëtare.

Pjesëmarrësit e e Samitit të Procesit të Berlinit 2024 më 14 tetor 2024 në Berlin

- Advertisement -

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen me pjesëmarrësit e tjerë të Samitit të Procesit të Berlinit 2024 më 14 tetor 2024 në Berlin

Marrëdhëniet me Rusinë si vijë demarkacioni

Në konferencën për shtyp Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, theksoi shumë të qartë një pikë: “Nuk mund të vazhdosh të kesh marrëdhënie me Rusinë ose të përpiqesh të vazhdosh si më parë dhe të presësh që vendi të bëhet anëtar i BE.”

Kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, disa vende, si Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe vullnetarisht edhe Kosova, janë tashmë plotësisht në përputhje me vijën e BE-në.

Mali i Zi dhe Shqipëria

Ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi është aktualisht përpara kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE. Ky vend gjendet në fazën përfundimtare, e cila përfshin mbylljen e kapitujve që tashmë janë negociuar, shpjegoi komisioneri i zgjerimit të BE, Oliver Varhelyi. Pyetjes se kur do të hartohej marrëveshja e zgjerimit, ai tha se nuk mund të jepte ndonjë datë të caktuar.

BE dhe Shqipëria po negociojnë aspektet përmabjtësore të anëtarësimit të ardhshëm që nga muaji tetor. Në raportin e saj BE i kërkon Shqipërisë të përshpejtojë reformat përkatëse, por rekomandon gjithashtu hapjen e kapitullit të negociatave për politikën e jashtme.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen (majtas) me kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajic

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen (majtas) me kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajic

Serbia dhe Kosova

Nga Serbia Komisioni i BE-së dëshiron ndër të tjera që ky vend ta përshtasë politikën e tij të jashtme me qëndrimet e BE-së – p.sh. në rastin e sanksioneve kundër Rusisë. Duke theksuar nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Komisioni u shpreh edhe për hapjen e kapitujve të mëtejshëm të negociimit.

Për Kosovën, e cila mbetet kandidate potenciale për anëtarësim, Komisioni i BE-së kërkon veçanërisht forcimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike. Nëse Këshilli i jep atij mandatin, ai është i gatshëm të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për procesin e anëtarësimit.

Maqedonia e Verit dhe Bosnje-Hercegovina

As Maqedonia e Veriut dhe as Bosnje-Hercegovina nuk janë në fazën përmbajtësore të negociatave. Sipas Komisionit të BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për reforma të mëtejshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, sistemit të drejtësisë dhe të luftës kundër korrupsionit.

Bosnje-Hercegovina duhet gjithashtu të zbatojë rekomandimet e BE-së përpara se të zbatohen hapat e ardhshëm zyrtarë për fillimin e negociatave. /DW

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat