Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka sugjeruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, që kur të dalë nga burgu t’i padisë të gjithë punëtorët e Gjykatës Speciale në Hagë.
Madje Grenell nuk ka hezituar që t’ia tregoj edhe cilës gjykatë t’i drejtohet.
“Ka shumë arsye pse Evropa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që heshtin rehat për Hagën që mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat më shumë vite. Është një sistem brutal arkaik i drejtuar nga elitat. Kjo nuk është drejtësi. Dhe askush nuk duhet të marrë më kurrë këshilla gjyqësore nga një evropian. Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në Hagë në një Gjykatë Amerikane kur të jetë jashtë – në fund të fundit, janë para të taksapaguesve amerikanë”, ka shkruar Grenell.



