spot_img
E shtunë, 1 Nëntor, 2025
21:26
HomeKosovaZgjedhjet 2025Osmani dhe kryesuesi i KQZ-së bisedojnë për përgatitjet e balotazhit

Osmani dhe kryesuesi i KQZ-së bisedojnë për përgatitjet e balotazhit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.

Gjatë takimit, Radoniqi e ka informuar Presidenten për procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale dhe për përgatitjet që janë në zhvillim për mbajtjen e balotazhit më 9 nëntor.

- Advertisement -

Në takim është biseduar edhe për funksionimin e përgjithshëm të KQZ-së dhe për përpjekjet për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve zgjedhore, në përputhje me standardet më të larta të transparencës dhe profesionalizmit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat