spot_img
E diel, 2 Nëntor, 2025
00:23
HomeEkonomiHashani akuzon Qeverinë Kurti për 1 miliard euro dëme në ekonomi

Hashani akuzon Qeverinë Kurti për 1 miliard euro dëme në ekonomi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Profesori universitar dhe eksperti i ekonomisë, Medain Hashani, ka thënë se qeveria “Kurti 2” është qeveria që më së shumti ndonjëherë ka keqmenaxhuar buxhetin e vendit.

Sipas tij, qeveria në detyrë, e cila për katër vite ka menaxhuar me miliarda euro buxhet, nuk ka arritur asnjëherë t’i shpenzojë ato ashtu siç i ka planifikuar.

- Advertisement -

“Kjo tregon se me normën aktuale të inflacionit, dëmi që kjo qeveri ia ka shkaktuar ekonomisë së vendit brenda katër viteve është mbi 1 miliard euro. Andaj edhe buxheti i prezantuar sot është joligjor. Një prezantim të tillë mund ta bëjë edhe PDK-ja, sepse ata që e prezantuan dhe miratuan atë me ngritje dore janë vetëm një grup deputetësh që janë pjesë e qeverisë. Kryeministri në detyrë as nuk e ka të drejtën ta prezantojë atë buxhet, sepse këtë e ka bërë të qartë Gjykata Supreme”, ka thënë Hashani.

Hashani ka vënë në pah edhe ndryshimet tek planifikimi i të hyrave, shpenzimeve e investimeve kapitale, të cilat vetë kjo qeveri i ka prezantuar më herët, derisa sot shumicën i ka rrumbullakësuar që vizualisht të duken më mirë.

- Advertisement -

“Po duket se po harrojnë: vetë kjo qeveri, vitin që shkoi, kur ka prezantuar projeksionet, ka thënë se buxheti për vitin 2026 do të jetë 3.5 miliardë euro, ndërsa sot kishin vendosur që ai të jetë 4 miliardë euro – ka një dallim prej 465 milionë euro nga projeksioni paraprak. Investimet kapitale thonë rreth 1 miliard, ndërsa vetë parashikimet e tyre të miratuara më herët ishin 1 miliard e 20 milionë euro, pra ka dallime të mëdha mes atyre që kanë miratuar më herët dhe asaj që kanë prezantuar sot”, ka shtuar Hashani.

Në anën tjetër, sipas profesorit Hashani, qeveria aktuale po u bën padrejtësi të mëdha sektorit privat duke folur vetëm për pagën minimale, derisa punëtorëve të sektorit publik po u premton edhe pagën e 13-të, duke e ditur se ai premtim nuk mund të realizohet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat