spot_img
E diel, 2 Nëntor, 2025
16:56
HomeSiguriaPoliciaTragjedi në Drenas, vdes një person nga Fushtica pas plagosjes me armë...

Tragjedi në Drenas, vdes një person nga Fushtica pas plagosjes me armë zjarri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar për media se sot në mesditë në fshatin Fushticë të Drenasit është raportuar për një person të plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, derisa personi i plagosur është dërguar në QKMF-në e Komoranit, ku edhe stafi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

- Advertisement -

Policia është duke u marrë me rastin.

“Sot, rreth orës 13:30, policia është njoftuar se një  person (mashkull) të plagosur me armë zjarri në fshatin Fushticë të Drenasit.

- Advertisement -

I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit, janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat