spot_img
E diel, 2 Nëntor, 2025
16:56
HomeKosovaZgjedhjet 2025Sipas Pecit, fushata në Mitrovicë ndër më të tensionuarat në vend

Sipas Pecit, fushata në Mitrovicë ndër më të tensionuarat në vend

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i LVV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka thënë se fushata zgjedhore në këtë qytet ka qenë me ashpra në Kosovë.

Ai ka thënë edhe se kjo është për faktin se atje janë dy koncepte që përballen.

- Advertisement -

“Mitrovica është sinonim i qëndresës. Edhe këtë proces zgjedhor ka treguar se nuk thyhet nga propaganda, nuk hyhet nga veprimet e përbashkëta kriminale që struktura dhe qarqe të caktuara e adresojnë. Ne sot vijmë nga Mitrovica në Prishtinë për të thënë se Mitrovica është më shumë se asnjëherë më parë e zhvilluar dhe e bashkuar falë qeverisjes së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti. Fushata zgjedhore në Mitrovicë, ishte më e ashpra se në secilën komunë të republikës së Kosovës. Kjo për faktin se këtu përballen dy koncepte të cilat luftojnë për pjesën e trashëgimisë politike. Koncepti politik në të cilin disa kanë krijuar blloqe në nivel lokal dhe nacional  e që kanë për synim të rikthehen të pjesa e ndarjes së Mitrovicës në lumin Ibër. Dhe koncepti ynë i cili e ka bë bashkë Mitrovicën, e ka bë bashkë gjithë Kosovën, dhe e ka zhvillu Mitrovicën”, ka thënë ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat