spot_img
E hënë, 3 Nëntor, 2025
12:37
HomeKosovaVrasja në Drenas, IPK rekomandon suspendimin e dy policëve

Vrasja në Drenas, IPK rekomandon suspendimin e dy policëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Drenas, të cilët dyshohet se kanë treguar neglizhencë gjatë realizimit të detyrës zyrtare dhe ndërmarrjes së veprimeve lidhur me vrasjen në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit.

Bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

- Advertisement -

“Nga të dhënat e mbledhura deri më tani gjatë hetimeve të IPK-së Bazuar në hetimet fillestare dhe në autorizimet ligjore të IPK-së, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor dhe parandalimit të ndonjë ndikimi të mundshëm në prova apo dëshmitarë , është rekomanduar suspendimi i zyrtarëve në fjalë. Hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, njofton Inspektorati.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat