spot_img
E martë, 4 Nëntor, 2025
00:38
HomeKosovaZgjedhjet 2025Nis fushata për balotazhin në 18 komuna

Nis fushata për balotazhin në 18 komuna

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, e cila do të zgjasë deri në momentin e hapjes së qendrave të votimit, më 9 nëntor, në orën 07:00.

Rundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash do të zhvillohet në 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

- Advertisement -

Në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje udhëheq me numrin më të madh të garave në balotazh që do të mbahen më 9 nëntor, e pasuar nga LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe.

LVV-ja, garon në 12 komuna në balotazh

- Advertisement -

LDK-ja, garon në 9 komuna në balotazh

PDK-ja, garon në 6 komuna në balotazh

AAK-ja, garon në 5 komuna në balotazh

Lista Serbe, garon në 1 komunë në balotazh në Kllokot.

LVV-ja pa ballotazh ka fituar në Kamenicë, Podujevë dhe Shtime, ndërsa PDK-ja në Skenderaj, Ferizaj dhe Han të Elezit.

Pa balotazh, LDK-ja ka fituar në Istog dhe Lipjan, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan.

Gara është mbyllur që më 12 tetor edhe për Ramiz Lladrovcin në Drenas, si dhe për Nismën në Malishevë.

Lista Serbe i ka fituar pa balotazh nëntë komuna me shumicë serbe.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat