spot_img
E martë, 4 Nëntor, 2025
11:37
HomeKosovaLladrovci godet Krasniqin: Kryetari im gaboi në shumë hapa e drejtime

Lladrovci godet Krasniqin: Kryetari im gaboi në shumë hapa e drejtime

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ramiz Lladrovci ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka gabuar duke iu referuar zgjedhjeve lokale, përkatësisht Drenasit.

“Kryetari im, që akoma e kam kryetar, Memli Krasniqi, gaboi. Gaboi në shumë hapa, në shumë drejtime. Kur kemi folur për temën e Drenasit, i kam thënë: mos bëj gabime. Kur ka filluar, përveç gabimeve të veta, me zgjeruar rrjetin me njerëz të tjerë për të bërë gabime dhe për t’i shtyrë të tjerët të bëjnë gabime, ta zëmë anëtarët e kryesisë – 26 prej 43-ve – që kanë ngritur dorën kundër një kryetari që ka autoritet, që ka punuar mirë, që ka vlerësime kombëtare e ndërkombëtare”, ka thënë Lladrovci.

- Advertisement -

“Kjo ka qenë një gjë që ka bërë gabime dhe unë nuk kam qejf ta shoh Partinë Demokratike duke bërë gabime të tilla – një parti shtetndërtuese, shtetformuese, një parti e cila ia ka dhënë mandatin”, ka shtuar ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ai tutje ka thënë se partia nuk duhet të keqpërdoret derisa ka thënë se Krasniqin e kishte mbështetur për të qenë kryetar i partisë.

- Advertisement -

Lladrovci tutje ka thënë se ishte akuzuar dy herë pse ishte mbetur në ballotazh, po se ‘thikat’ i vinin nga njerëzit të cilët e rrethonin, por që kur i vuri të gjithë ‘përballë’ fitoi pa ballotazh.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat