spot_img
E martë, 4 Nëntor, 2025
18:06
HomeKosovaAfati drejt fundit: Mandatar i ri apo zgjedhje

Afati drejt fundit: Mandatar i ri apo zgjedhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk është përcaktuar ende se kush mund të jetë kandidati për kryeministër në përpjekjen e dytë për krijimin e Qeverisë, ndërsa kanë mbetur vetëm dy ditë afat për propozimin e tij.

Të mërkurën, më 5 nëntor, përfundon afati 10-ditor brenda të cilit presidentja Vjosa Osmani duhet të mandatojë një kandidat tjetër për kryeministër apo të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që në përpjekjen e parë dështoi të marrë votat e nevojshme për t`u bërë kryeministër, presidentes Osmani i kërkoi disa ditë kohë para se t`i kthejë përgjigje, nëse do të tentojë sërish të formojë qeverinë apo do t`u bashkëngjitet partive të tjera që janë përcaktuar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

- Advertisement -

Në lidhje me vendimin që do të marrin, përgjigje nuk kanë kthyer nga Lëvizja Vetëvendosje të hënën.

Sipas analistit Blerim Canaj, ndërrimi i kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk do të ndryshonte situatën.

- Advertisement -

“Kushdo që të jetë nuk e besoj që tanimë ka gatishmëri që të votohet. Sepse për votimin e një kandidati do të ishte mirë që të jetë apo që të futet në bisedë edhe çështja e presidentit për shkak se nuk ka kuptim që ne tani të shkojmë në zgjedhje dhe pastaj prapë të shkojmë në zgjedhje diku në muajin prill”, tha ai.

Sipas Canajt, zvarritjet në dhënien e epilogut të situatës aktuale, iu shkojnë për shtati të gjitha grupimeve politike.

“Interesimi i strukturës politike të zgjidhen këto çështjes është, madje jo vetëm i mangët, por nuk ekziston fare, për shkak se kalkulohet, ka kalkulime personale madje as partiake më jo… Ne jemi në një krizë shtetërore dhe për këtë krizë faji dihet ku është, te mungesa gatishmërisë të kompromise politike”, ka deklaruar ai, raporton Koha.

Për dallim nga Kurti, partitë e tjera politike të përfaqësuara në Kuvend, janë të vendosur për shkuarjen në zgjedhje. Sipas përfaqësuesve të tyre, që të premten u takuan me presidenten Vjosa Osmani, asnjëra prej partive që kanë zënë ulëse në Kuvend nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk ka shumicën e nevojshme për të zgjedhur qeverinë e re. Në rast të mandatimit nga presidentja, kandidati për kryeministër ka kohë 15 ditë që në Kuvend të prezantoj programin dhe kabinetin e tij.

Kuvendi i Kosovës u konstituua më 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve. Kriza politike dhe institucionale lindi fillimisht për shkak të mosmarrëveshjeve midis partive më të mëdha shqiptare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e më pas për shkak të zgjedhjes së një nënkryetari nga komuniteti serb.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat