spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
18:57
HomeKosovaKurti propozon Konjufcën për mandatar pas dështimit të tij

Kurti propozon Konjufcën për mandatar pas dështimit të tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) është mbledhur ditën e sotme ku ka caktuar Glauk Konufcën për mandatar për kryeministër.

Propozimin e bëri lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

- Advertisement -

Ndryshe, ky i fundit dështoi t’i siguronte 61 vota që të formonte qeverinë, në seancën e mbajtur me 26 tetor.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shpërthyer në lëvdata ndaj të propozuarit për mandatar për qeverinë, Glauk Konjufca, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

- Advertisement -

Ai tha se janë me fat që e kanë në mesin e tyre, ndërsa tha se atë ia rekomandojnë “dashurisë tonë”, Kosovës.

“Ne jemi me fat të padiskutueshëm që kemi njohësin e mrekullueshëm të historisë së largët dhe të afërt, jemi me fat që kemi njeriun bujar në miqësi e bashkëpunim. Histori, filozofi, drejtësi, mendje e ndritur e jona, të cilën ia rekomandojmë dashurisë tonë Kosovës”.

“Mes filozofive të forta, filozofia më e fortë është filozofia e lirisë. Glauku nuk është filozof vetëm me formim universitar, por është dyfish i ndërtuar, mishërim i filizofisë si aktivist politik dhe i studiuesit të filozofisë si politkan shtetit. Simpatizant i Hegelit edhe ashtu si e kuptonte ky lirinë, Glauku është angazhuar gjithmonë për ndërtimin e realitetit të Kosovës sipas konceptit, për ndërtimin e shtetit sipas konceptit shtet si popull, territor dhe sovranitet”.

Albin Kurti cakton mandatar të ri për qeverinë?

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat