spot_img
E martë, 4 Nëntor, 2025
21:07
HomeKosovaKonjufca pasi u mandatua për kryeministër: Kurti, do të mbetesh kryeministri më...

Konjufca pasi u mandatua për kryeministër: Kurti, do të mbetesh kryeministri më i mirë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mandatari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në fjalën e tij menjëherë pasi u mandatua nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka lavdëruar atë duke thënë se ka qenë kryeministri më i mirë.

“I dashur bashkudhëtar i fillimit të rrugëtimit tonë, i nderuar kryetar i Vetëvendosjes, kryeministër i Republikës miku im Albin Kurti, më lejo se qysh në fillim du me  siguri diçka që populli pret që ti të rikthehesh edhe më fuqishëm se vitin 2021. Pa dyshim se ke qenë dhe do të mbetesh kryeministri më i mirë që ka pasë shteti ynë”, ka thënë ai gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.

- Advertisement -

Ai tha se me përulje e pranon këtë, për të qenë shërbëtor i interesit publik.

“Me përulje dhe obligim më duhet ta pranojë këtë nominim të Këshillit të Përgjithshëm për mandat kryeministri. Këtë e bëjë si thirrje nga detyra, e cila na shndërron në shërbëtor të interesit publik. Cili është interesi më i thellë i popullit dhe shtetit tonë në situatën në të cilën ndodhemi. Lëvizja Vetëvendosjes e ka definuar këtë në dy shtylla në rrethana aktuale. Së pari shmangia e dy palë zgjedhjeve  të mundshme brenda  tre muajsh dhe së dyti votimin  e buxhetit për vitin 2026 pa ë cilin rrezikohen dimensionet vitale të qytetarëve tanë”, deklaroi Konjufca.

Kurti propozon Konjufcën për mandatar pas dështimit të tij

- Advertisement -

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat