spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
20:47
HomeKosovaLDK konfirmon se Abdixhiku ka qenë për takim te Presidentja

LDK konfirmon se Abdixhiku ka qenë për takim te Presidentja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qenë në takim te presidentja Vjosa Osmani.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë për Express se Abdixhiku ka paraqitur qëndrimet e kësaj partie karshi zhvillimeve të fundit.

- Advertisement -

“Po ka qenë në takim, në lidhje me zhvillimet e fundit për të paraqitur qëndrimet e LDK-së”, tha ai.

Sot, Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku ka votuar për propozimin e Glauk Konjufcës si mandatar të dytë për formimin e qeverisë.

- Advertisement -

Osmani ka kohë deri nesër të vendosë nëse do ta mandatojë edhe një emër tjetër apo do ta çojë vendin në zgjedhje.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat