Veterani i njohur Agim Pllashniku e nisi ditën me një sfidë të hapur ndaj Faruk Mujkës, duke i kërkuar përballje “në cilindo televizion apo studio, kudo në botë, përveç në Serbi”.
Në postimin e tij në rrjetin social TikTok, Pllashniku e thekson se “aty ai (Mujka) është në shtëpinë e vet, e s’dua t’ia renoj njeriut shtëpinë”, duke nënkuptuar se sipas tij, Mujka ndjehet si në shtëpi në Serbi.
Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, duke vazhduar polemikën e gjatë mes dy ish-bashkëpunëtorëve, e cila tashmë po zhvillohet publikisht përmes platformave sociale.



