Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa – Remi, ka kujtuar babanë e tij me një postim emocional në profilin e tij zyrtar në Facebook, në përvjetorin e tetë të ndarjes së tij nga jeta.
“Nuk donte të merrej me politikë. Baba gjithmonë thoshte: UÇK-ja e çliroi vendin, shkau më nuk kthehet, bëni si të doni. Fjalë me të cilat e njihte lirinë e Kosovës, përherë me mall e ndjesi për fisnikërinë tënde. 8 vite pa ty, Babë”, ka shkruar Mustafa.
Përmes këtyre fjalëve, ai ka kujtuar kontributin dhe urtësinë e babait të tij, duke e lidhur me idealet e lirisë dhe mirënjohjes ndaj UÇK-së.



