spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
15:22
HomeKosovaPas deklaratave për rastin Dehari, Musliu kërkon shkarkimin urgjent të Bashës

Pas deklaratave për rastin Dehari, Musliu kërkon shkarkimin urgjent të Bashës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër kryetarit të Kuvendit Dimal Basha, i cili ka deklaruar se rasti i Astrit Deharit është më i rëndë se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën regjimin e Sllobodan Millosheviqin.

Ajo ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Bashës nga kjo pozitë.

- Advertisement -

Musliu e quajti këtë deklaratë skandaloze, fyese dhe të papranueshme për çdo qytetar të Kosovës që ka përjetuar vuajtjet e luftës.

“Të krahasosh një rast tragjik individual me terrorin shtetëror, masakrat, dhunimet dhe dëbimet që Serbia e Millosheviqi ushtruan mbi mijëra shqiptarë, është një fyerje e rëndë ndaj kujtimit të viktimave”, shkroi mes tjerash Musliu.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Në vazhden e fushatës zgjedhore

ringjallën  kauzat e rreme.

Deklarata e Dimal Bashës, sipas së cilës “rasti i Astrit Deharit është më keq se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin”, është skandaloze, fyese dhe thellësisht e papranueshme për çdo qytetar që e njeh historinë e vuajtjeve të popullit tonë.

Ta krahasosh një rast tragjik individual për të cilin drejtësia duhet të flasë me prova e përgjegjësi konkrete  me terrorin shtetëror, masakrat, dhunimet, helmimet, dëbimet dhe gjenocidin që Serbia e Millosheviqit ushtroi mbi qindra mijëra shqiptarë, është një fyerje e rëndë ndaj kujtimit të viktimave dhe ndaj gjithë popullit të Kosovës.

Një kryetar Kuvendi që bën deklarata të tilla, ose nuk e kupton peshën e fjalës publike, ose e përdor qëllimisht për të ndezur emocione e për të mbuluar paaftësinë politike.

Në të dy rastet, është e papranueshme që një figurë në krye të institucionit më të lartë përfaqësues të flasë me kaq papërgjegjësi.

Kjo deklaratë është vazhdimësi e të “famshmit”  punimit shkëncor kundër UÇK-së  nga Dimali.

Prandaj, si shoqëri, duhet të kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të këtij njeriu të papërgjegjshëm. Kosova ka përjetuar mjaft dhimbje për të lejuar që politikanë që luajnë me ndjenjat e qytetarëve ta banalizojnë historinë dhe sakrificën e saj.

Kurti për rastin e Astrit Deharit: S’mund të bëhem prokuror e gjykatës

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat