Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm.
Një vajzë e re 25-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte rënë nga kati i katërt i ndërtesës ku jetonte me qira. Policia kuptoi se bëhet fjalë për një studente nga Kosova.
Me të kuptuar lajmin, në vendngjarje kishte dalë edhe prokurori kujdestar. Në raportin e tyre thuhet:
“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale”.
“Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thonë nga Prokuroria.
Megjithatë, sipas informacioneve të Express, vajza kishte qenë në një lidhje dashurie me djalin e një biznesmeni nga Maqedonia e Veriut.
Familjarët e vajzës së ndjerë thanë për Express se vajza e tyre, tanimë e ndjerë, kohëve të fundit ka pasur mosmarrëveshje dhe probleme me të dashurin e saj nga Maqedonia e Veriut. Megjithëse ende nuk ka version zyrtar nga organet e shtetit se çfarë në të vërtetë ndodhi, pra rasti ende konstatohet si “vdekje e dyshimtë”.
Ndryshe, Ambasada e Kosovës në Shkup, përmes një postimi në “Facebook”, e ka konfirmuar se viktima është shtetase e Kosovës dhe ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Tetovë ka deklaruar se të dhënat e para nuk japin indikacione për vdekje si pasojë e një vepre penale.
Ata thonë se do të intervistohen disa persona dhe se organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet.
“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale. Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”.



